Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në “Twitter” ka përgëzuar përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Departamenti Amerikan i Shtetit e caktoi Palmerin një ditë më parë si përfaqësues “special” për vendet e Gadishullit të Ballkanit


Thaçi shprehet se rolin i shtuar amerikan në Ballkanin Perëndimor do të jetë një sinjal i mirë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.


“Mirëpres rolin në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë në Klubin e shteteve Euro-Atlantike”, ka shkruar ai.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb