Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i kritikuar nga një senator me influencë se është treguar i rezervuar për të akuzuar princin saudit të kurorës si porositësin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi dje se po kërkon ende prova për gjetjen e autorit të këtij krimi.

”Nëse shprehem në këtë mënyrë, kam nevojë për prova”, deklaroi ai në momentin e nisjes drejt Otavës, ku do të marrë pjesë të enjten në një takim të koalicionit anti-xhihadist në Siri dhe Irak shkuan atsh. “Jam i bindur se do të gjejmë më shumë prova rreth ngjarjes. Nuk e di ende as se çfarë do të dalë në dritë, as se kush do të jetë i përfshirë”, tha Mattis.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb