Ndërsa në fund të kësaj jave, më 8 qershor, pritet të mbahet provimi i dytë (zgjedhor) ekstern, kolegjiumi i Qendrës shtetërore të provimeve pritet që të marrë vendimin për incidentin – kopjimin që ndodhi në provimin e parë të maturës.

Nga QMSH po hetojnë nëse monitoruesit kanë toleruar kopjimin, ndërsa për provimin e ardhshëm një nga masat që mund të merren është edhe bllokimi i sinjaleve telefonike nëpër shkolla.

Gjithashtu, është rënë dakord për një takim të martën në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku do të diskutohen edhe masat e tjera për personat e përfshirë në procesin e provimit shtetëror.

Drejtoresha e QSHP-së, Biljana Mihajllovska, sqaron se në grupin në Viber, që ka ekzistuar edhe para mbajtjes së provimit, ishte kryer test menjëherë kur ka filluar provimi në gjuhën amtare dhe letërsi, ndërsa linkun e QSHP-së ia dërguan nxënës dhe prindër.

Nuk dihet se kush e ka fotografuar testin dhe kush e ka ndarë në grup sepse, tha ajo, nuk do të thotë se në grupin në Viber nxënësit i përdorin emrat e tyre, ndërsa QSHP, tha Mihajllovska, nuk ka kompetenca për të hulumtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: