TIRANE- ‘Turp’, ‘Turp Edi Rama’. Me këto brohërima, dhjetra maturantë, të cilët rezultojnë jofitues për të vazhduar studimet e larta, po protestojnë sot para Kryeministrisë. Ata shprehen se pavarësisht mesatareve të larta që kishin përgjatë tre viteve në gjimnaz, nuk arritën që të fitonin një nga degët e formularit, apo e drejta e studimit u doli në një degë që s’u pëlqente.
“Me mesataren e AKP e kam nxjerr mesataren 9, ndërsa mesataren e përgjithshme të tre viteve e kisha 9.5. Mora një degë që nuk e pëlqej.”, pohoi një prej maturanteve të zhgënjyera, duke shtuar se si rasti i saj ka edhe shumë të tjerë. Një tjetër maturant theksoi se Ministria e Arsimit ndryshoi rregullat në fund të ‘lojës’.
Kjo nuk është hera e parë kur maturantët janë hedhur në protestë, pasi ka pasur pakënaqësi që në fazën e parë të përzgjedhjes. Ministria e Arsimit deklaroi se kishte shumë kuota të lirë, gjë që do t’i jepte mundësi të gjithë maturantëve jofitues në fazën e parë.
(ed.me/BalkanWeb)
Dia paske shume kulture, hyre tek faqja e universitetit te mjeksise dhe shiko kriteret qe ka vendosur dhe sa perqind zene.Maturante si ty do ishte fatkeqesi te behej mjeke apo mesuese, maksimumi fizioterapiste qe vrerin qe ke ta nxirrje duke ” shtypur”
Hajde protestues maturante me doli dega qe sme pelqen po kishe mesuar mor djale a vajze me shume dhe merrje degen qe doje sic moren te gjithr ata qe e kane mesatarene te larte.Ishe informuar para se te aplikoje per krieret qe kane vendosur universitet jo ministria.Nese do te behesh mjeke patjeter qe duhet te jesh sh i mirene fizike kime, ekonomist apo inxhiniere sh i mire ne matematike fizike etj.Mesoni mos rrini ne fb
Petrit je nje cope delli qe nuk e di a ke shok, per ta vertetuar qe je i tille po te kujtoj qe nxenes me fizike e kimi te avancuar nuk e kapen mjekesine thjesht se sivjet mjekesia kerkonte filozofi dhe socjologji qe ne shkollen Qemal Stafa nuk ishin zhvilluar fare dhe per keto lende u kapej 0 pike, patet fatin e ketyre maturanteve femija yt a mos i kuptofsh.