TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka kërkuar në emër të opozitës një seancë dëgjimore ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në lidhje me maturantët dhe procesin e pranimit të tyre në universitete.
Ne mbledhjen e sotme të Komisionit të Edukimit kërkesa e PD-së është hedhur poshtë me votë, ku 6 deputetë të opozitës kanë votuar pro, ndërsa 6 të PS-së kundër. Ndërkohë, një qëndrim asnjëanës ka mbajtur LSI-ja, pasi deputetja Kejdi Mehmetaj ka abstenuar.
Faza e parë e pranimeve në universitetet publike në vend hasi me protesta dhe pakënaqësi nga një pjesë e maturantëve, të cilët deklaruan se ndonëse kishin mesatare të larta, nuk kishin arritur të fitonin asnjë nga 10 degët që kishin hedhur në formular.
(ed.me/BalkanWeb)
Ok.
Dhe mocionin kane frike.
Kjo ministre besoj do shkarkohet.
E kuptuat kush eshte lsi dhe meta.Maskarenjte hajdutet,te pamoralet,antishqiptaret I bashkon e keqja dhe ligesia.
“JUDAH” Qe nuk eshte per ate pune kjo eshte pare qe kur u emerua,por…….eshte LSI qe ne nje ane eshte dakort,e ne anen tjeter nuk voton per mocion.E kupton se kush drejton sot? Ilir Meta,ai mban nje qeveri te pa afte sot,ai mbante dje Saliun me nje qeveri akoma me te pa afte.Jemi OK?
Pse jo dhe te shkarkohet.