*Maturantët: Mos na mohoni të drejtën për në universitet

TIRANE- Dhjetëra maturantë janë mbledhur në protestë para godinës së Kryeministrisë, pasi ndonëse kanë një mesatare të lartë nga shkolla e mesme, ata nuk rezultojnë fitues për në universitet. Shkak për situatë të krijuar ata bëjnë sistemin e ndërtuar nga MAS për pranimin në universitet, i cili i ka përjashtuar nga gara.

Ndonëse kanë mesatare mbi 9, këta maturantë nuk kanë fituar asnjë degë nga 10 preferencat që kanë zgjedhur, pasi mënyra sesi funksionin sistemi i ka nxjerrë ata jashtë garës. Ndërsa maturantë me mesatare më të ulët, kanë rezultuar fitues në degë të ndryshme universitare.

“Kam qenë nxënëse e “Qemal Stafës”, me mesatare 9.2, dhe nuk kam mundur të fitoj. Ndërsa nxënës me mesatare më të ulët tek unë kanë fituar degë që unë doja. Duhet bërë një zgjidhje pasi ne nuk mund të rrimë pa të ardhme”, thotë një maturante.

“Shkollë, punë dhe liri” ka qenë thirrja e tyre drejtuar godinës së kryeministrisë me shpresë se zëri i tyre do dëgjohej nga shefi i qeverisë.

Një studente iu drejtua ministres së Arsimit Lindita Nikolla: “Urime e dashur, do mbahesh mend për dy gjëra, e para për një citim që ndiheshe krenare për vajzën që studionte në Francë dhe e dyta që dështove me sukses’.

“Jep dorëheqjen”, ishte thirrja e maturantëve që pasoi këtë deklaratë nga studentja.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/thurje/videos/489687864573720/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Maturantët kërkojnë takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe hartuesit e ligjit për Arsimit e Lartë për të gjetur një zgjidhje për këtë problematike të tyren. Në të kundërt ata thonë se do të vijojnë protestat.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: