Një maturant ekselent është treguar mjaft i hapur para kryeministrit gjatë ceremonisë së shpërndarjes së medaljes së arit, teksa tha se kishin 8 muaj që prisnin këtë ditë.
Teksa mori fjalën, maturanti nga Fieri pasi shprehu mirënjohje për mësuesit dhe familjen e tij tha se; “Shyqyr që erdhën zgjedhjet, se kishim 8 muaj që po i prisnim”.
Ndërkohë që Rama qeshi, bashkë me ministren e Arsimit, Evis Kushi.
Maturanti ekselent: Shyqyr që erdhën zgjedhjet, se kishim 8 muaj që po i prisnim
Nxënësja ekselente: Faleminderit zonja ministre, zotin kryeministër, që të dua fort.
Rama: Ka lezet kur të duan para zgjedhjeve
Një tjetër maturant: Kam një kërkesë, për atë politikën që kam alergji. Unë studioj jashtë. Na jepni mundësinë që të shtojmë rrugën për të bërë Shqipërinë.
Rama: Politika ka lindur që kur njerëzit vendosën që të jetonin së bashku. Pa politikën njerëzit do të ishin ende në gjendjen natyrore. Politika ka lindur që njeriu mos të ndalet tek pragu i shtëpisë, mos të ndihet i pasigurt se do ta sulmojnë ‘ujqërit’, të mos mbetet vetëm kur del nga shtëpia dhe kur ka shumë gjëra për të bërë. Politika është bashkëshoqëruese e njeriut qysh se njerëzit dolën nga pylli. Po të mos ishte politika, ti nuk do të ishe jashtë shtetit. Në sensin e arsimimit të njeriut, e krijoi politika dhe kujdesin shëndetësor, edhe kujdesin për ata që janë të pamundur. Edhe lirinë e njerëzve e ka garantuar politika. Edhe të drejtat e njeriut i mbron politika. Pa politikën s’do të kishin lindur as SHBA dhe as BE dhe as shteti shqiptar. Politika ka bërë edhe shumë gjera të këqija. Politika e ka krijuar edhe nazizamin edhe fashizmin. Një gjë është e sigurt, alergjia ndaj politikës. Nëse njerëzit në emër të alergjisë së ndaj politikës i kthejnë kurrizin.
(BalkanWeb)