Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, triumfon në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.

Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar dhe kompetitiv: në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale e tepër të rrallë 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5.

Megjithatë, Rahman është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”. Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi. Rahman Loli kishte dhe një mesazh surprizë për të cilin është përgëzuar shumë dhe nga media greke.

Ai ka theksuar se ndoshta do të largohet nga Greqia për një master, por ndryshe nga të rinjtë vendas që braktisën atdheun gjatë krizës, do të donte të jetonte e punonte në Greqi, vendin ku emigruan prindërit e tij, ku u rrit dhe tashmë ka shansin të realizojë gjithë ëndrrat.

Mathitis Panellinies 28 7 19
Mathitis Panellinies 28 7 19

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb