Trajneri i Chelsea Maurizio Sarri ka deklaruar në një deklaratë për shtyp se Morata dëshiron  të largohet nga Stamford Bridge. Spanjolli mund të largohet  drejt Atletico Madridit, si huazim për gjashtë muaj më të drejtë blerje.

“Morata është një lojtar me potencial shumë të mirë”.

“Ai ka karakteristikat për të luajtur në ekipin tim, por një muaj më parë ai më tha se donte të luante për një ekip tjetër”.

“Ishte shumë e vështirë për të që të jepte 100 për qind për shkak të gjendjes së tij mendore. Ai është shumë i përshtatshëm për futbollin tim, por situata ka ndryshuar në muajin e kaluar, kështu që na u desh të ndryshonim”, u shpreh Sarri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: