Inter po bën goditje të njëpasnjëshme në merkato, por nuk po arrin të zgjidhë një çështje që prej muajsh përshtjellon atmosferën në shtëpinë zikaltër. Protagonist si gjithmonë Mauro Icardi, i kthyer në një problem të vërtetë për klubin, që deri tani nuk ka ditur t’i japë drejtim. Inter nuk do ta mbajë në ekip sulmuesin argjentinas, madje këtë ia bëri të qartë me anë të vetë presidentit Steven Zhang.

Lavvocato Grassani Sul Caso Icardi
Lavvocato Grassani Sul Caso Icardi

Por ish-kapiteni nuk ka ndërmend të largohet dhe lëvizjet e fundit tregojnë se ai po fiton kundër klubit. Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga seanca e fundit stërvitore të skuadrës zikaltër, ndërsa për herë të parë që nga ulja në pankinë e Antonio Conte, sulmuesi është ingranuar plotësisht në ushtrimet taktike. Madje, Icardi ka marrë pjesë edhe në ndeshjen brenda grupit. Vështirë të besohet se Inter ka ndryshuar mëndje, ndërsa këto lëvizje përkthehen nga mediat në vend si një tërheqje e klubit për të mos u përballur me çështje gjyqësore.

1567063576 825921 1567063917 Noticia Normal
1567063576 825921 1567063917 Noticia Normal

Mauro Icardi mes avokatëve të tij kishte paralajmëruar drejtuesit interistë se do t’I drejtohej Arbitrazhit të Punës, pasi pretendonte se klubi kishte shkelur kontratën kolektive të futbollistëve që parashikon një “trajtim të barabartë për të gjithë atletët”. Për këtë arsye, Inter është tërhequr përkohësisht dhe me ingranimin e argjentinasit në stërvitje po eviton përplasjen në gjykatë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: