Edi Reja do të zyrtarizojë të hënën listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Euro 2020 kundër Turqisë dhe Moldavisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar ftesat dhe sipas “Panorama Sport”, një e tillë nuk do të shkojë për Mërgim Mavraj.

Img 8352
Img 8352

Kapiteni u kritikua ashpër pas humbjes me Francën dhe ndoqi nga pankina fitoren e kombëtares kuqezi në sfidën e fundit kundër Islandës, ndërsa tani mbetet jashtë ekipit. Një zgjedhje e fortë, për të cilën Reja do të japë shpejgimet e tij gjatë publikimit të listës zyrtare. Kjo nuk është risia e vetme e teknikut italian për dy transfertat e tetorit në Grupin H.

Fb Img 1556480629575 750x450
Fb Img 1556480629575 750×450

E përditëshmja sportive më e madhe në vend, bën të ditur se Endri Çekiçi ka bindur më në fund Rejan për t’i dhënë një mundësi në kombëtare pas formës së shkëlqyer dhe golave të shënuar me Olimpija të Lubjanës në Slloveni. Po ashtu, për herë të parë me skuadrën kuqezi pritet të grumbullohet edhe Taulant Seferi.

Auto 434485 Ts 04 11 18 1289242137 800x5331541349100
Auto 434485 Ts 04 11 18 1289242137 800×5331541349100

Sulmuesi i lindur në Kumanovë luan me Xamax në Zvicër, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e kombëtares U-21. Nga Shpresa pritet edhe Armando Broja, që është grumbulluar edhe nga Alban Bushi. Një rikthim në përfaqësuesen kuqezi për ndeshjet kundër Turqisë dhe Moldavisë pritet të jetë edhe ai i Hysen Memollës, mbrojtësit që më parë ishte grumbulluar edhe në kohën e Christian Panucci.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb