Mërgim Mavraj, mbrojtësi më me eksperiencë aktualisht në kombëtaren shqiptare, ka folur për 2 ndeshjet e fundit të humbura respektivisht kundër Kosovës dhe Ukrainës.

Në intervistë për ‘super sport’ Mavraj ka pranuar se këto dy ndeshje asgjë nuk funksionoi. 31-vjeçari gjithashtu deklaroi se problemi nuk ishte vetëm te reparti i mbrojtjes, por tek i gjithë ekipi.

“Është shumë vështirë, sepse janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti, as pasioni siç kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë. Por nuk do të dorëzohemi. E kemi për detyrë t’i përgjigjemi kësaj situate. Besoj se do t’ia dalim të gjithë së bashku.

Kontestimi i Panuçit? Nuk është gjë e mirë, duhen respektuar gjërat edhe kur nuk kemi sukses. Nuk është vetëm mbrojtja, që ka gabuar ndaj Ukrainës. Mesfusha e kundërshtarit ka pasur kohë dhe e ka bërë lojën si ka dashur, ka ardhur me shpejtësi te ne”, – ka thënë mes të tjerash Mavraj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb