GJERMANI

Futbollisti  i Kombëtares, Mërgim Mavraj tashmë mund të quhet zyrtarisht lojtari i skuadrës së Ingolshtadit, ekip i cili luan në Bundesligën e dytë në Gjermani. Në merakton e verës, mbrojtësi vendosi të bashkohet me ekipin e Arisit në Greqi, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Mavraj është rikthyer andej nga erdhi.


Lojtari i Kombëtares ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020 dhe menjëherë është bërë gati të udhëtojë në Alikante në Spanjë  për fazën përgatitore të ekipit. Futbollisti shihet si alternativa e duhur, i cili do t’i sigurojë me shumë gjasa mbijetesën këtij klubi. Harald Gartner, Drejtori për Komunikimin në klub vlerësoi Mavrajn duke e quajtur një luftëtar të jashtëzakonshëm.


“Mërgimi sjell te ne cilësitë që na duhen për të qëndruan në ligë dhe të arrijmë objektivin sezonal. Ai është një fitues i vërtetë, e njeh futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzakonshëm”, tha ai.


Për këtë aventurë të re ka folur edhe vetë futbollisti, i cili shprehu bindjen se do të dalë nga kjo gjendje e vështirë në të cilën ndodhet.

“Jam i bindur që do luftojmë për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Në karrierën time, kam përjetuar momente të ngjashme dhe tani dua të sjell eksperiencën time në klub.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb