Maxhoranca socialiste ka rrëzuar edhe dekretin e fundit të Presidentit të Republikës. Në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me votat e shumicës janë refuzuar pretendimet e kreut të shtetit, përmes të cilave kthente në Kuvend për rishqyrtimi ligjin e ri për Akademinë e Shkencave.

E vetmja që mbështeti dekretin presidencial ishte Fatjona Dhimitri, deputetja që u zgjodh deputete nga listat e LSI-së, pas djegies së mandateve nga opozita. Në debatin me nënkryetarin e Akademisë Vasil Tole, Dhimitri tha se ky institucion duhet t’i nënshtrohet një komisioni hetimor për autonominë dhe shpenzimet.

Kjo deklaratë sipas Toles nuk mund të frikësojë askënd në Akademinë e Shkencave.

Kryetarja e Komisionit është përfshirë në debat me deputetë socialistë, pasi duke analizuar zgjedhjen e Skënder Gjinushit si kryeakademik, tha se nuk ka mundësi që një ish-ministër i kohës së komunizmit të drejtojë Akademinë.

Presidenti i Republikës refuzoi më 9 Gusht të dekretonte ndyshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave, me argumentin se cënohej autonomia e institucioneve dhe se ai nuk ishte në harmoni me kuadrin ligjor.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb