Kryeministrja britanike, Theresa May, e njoftoi kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me veprimet që po ndërmirren për të sjellë një “përfundim të suksesshëm të procesit të Brexitit”.

May ndodhet në Gjermani si pjesë e përpjekjes së saj të fuqishme për të siguruar një shtyrje të datës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Kryeministrja May e informoi kancelaren Merkel në veçanti për bisedimet që po i zhvillon me opozitën britanike në mënyrë që të ketë një marrëveshje të dakorduar për Brexitin.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian njoftuan më herët se janë të gatshëm t’i ofrojnë Britanisë një shtyrje të dytë për Brexitin por, sipas tyre, kryeministrja Theresa May duhet të paraqesë një plan të qartë për ratifikimin e marrëveshjes nga ana e parlamentit britanik.

Pa një shtyrje, të premten, Britania duhet të largohet pa marrëveshje nga BE-ja, gjë që mund të shkaktojë tronditje ekonomike./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb