Theresa May ka dhënë fjalimin e saj të fundit si kryeministre e Britanisë, pasi në këtë pozitë një ditë më parë është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore, Boris Johnson.


Ajo ka uruar kryeministrin dhe qeverinë e re duke thënë se “suksesi i tyre do të jetë edhe sukses i shtetit tonë”.


Më herët gjatë ditës, ajo u është përgjigjur për herë të fundit pyetjeve të ligjvënësve britanikë. Ajo tani është nisur drejt Pallatit Buckingham për të dhënë dorëheqje edhe formalisht para Mbretëreshës Elizabetë.


Theresa May, ka njoftuar se më 7 qershor se do të largohet nga pozita e lideres së Partisë Konservatore në Britani, duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.

May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.