Ish-kryeministrja konservatore, Theresa May deklaroi se mbështet marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar nga pasardhësi i saj, Boris Johnson, pavarësisht se kjo marrëveshje kaloi limitin nga negociatat e saj me Brukselin.


May, marrëveshja Brexit e së cilës u refuzua tri herë nga parlamenti, është shprehur më parë se asnjë kryeministër britanik nuk mund të pranonte një kufi doganor midis Irlandës Veriore dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe.


May thekson se parlamenti do të ishte fajtor për mashtrimin më të egër ndaj popullit britanik, nëse nuk arrin të zbatojë Brexit.


“Nëse nuk doni marrëveshje, duhet të votoni për një marrëveshje”, iu drejtua ajo deputetëve.

Deputeti veteran dhe ish-ministri i konservator, Ken Clarke, iu drejtua parlamentit se marrëveshja e Johnson do të krijonte një kufi të qartë doganor dhe rregullator midis Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb