Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka konfirmuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se ndryshimet kushtetuese të miratuara një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik.

Balla thotë se ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen në Kuvend vetëm nëse tërhiqet opozita parlamentare pasi mazhoranca e ka shprehur vullnetin e plotë për t’i miratuar.

‘’Kemi riformuluar nenin ku të drejtën e propozimit ia kemi dhënë individit. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik. Nëse opozita parlamentare tërhiqet. Unë kam besim se është shprehur një vullnet i plotë.

Nuk janë koalicionet, nuk është pragu problemi i PD. PD me një lidership të thyer, që nuk ka arritur të kontrollojë atë parti nuk do që të hapen listat. ‘’- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb