TIRANË- Menaxhimi i mbetjeve ka qenë tema e emisionit ‘Njerëz në Fokus’ në “News24”.

I pranishëm në panelin e të ftuarve, Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës theksoi se Bashkia e Tiranës po nis një proces për mbledhjen e mbetjeve që në burim, duke rritur kështu dhe vlerën e tyre. Ai pohoi se kjo është përgjegjësi e këtij institucioni që të mbikëqyr procesin, ndërsa garantoi se nuk ka rrezikshmëri.

“Gjeja që duhet të bëjmë është të synojmë ndarjen e diferencuar të mbetjeve që në burim. Opinioni jonë për çështjen ka qenë i qartë që në fillim. Ne jemi një institucion që jo vetëm jemi përgjegjës për çështjen por edhe marrim përgjegjësinë. Ne synojmë që mbetjet në vlerën e tyre më të madhe të mundshme të shkojnë drejt ndarjes në burim. Ky është një proces që do të zgjas.”, tha Mazniku.

Nënkryetari Mazniku theksoi se Bashkia e Tiranës do të marrë si iniciativë që diferencimin e mbetjeve ta nis nga banesat e qytetarëve.

“Objektiv i Bashkisë së Tiranës është mbledh e transporton mbetje dhe pastron qytetin. Objektiv sekondar është ta bëjë mbledhjen e diferencuar të mbetjeve. Kjo është një skemë e cila me skemën ekzistuese ne kemi vetëm një kazan. Unë për dëshirën time i kam diferencuar, por nëse i hedh në të njëjtin kazan, atëherë çfarë kuptimi ka. Ne do synojmë që një pjesë e mbetjeve të diferencuara të bëhet në shtëpi. Si fillim do të bëhet ndarja me dy kategori për mbetjet në shtëpi. Koshat në shtëpi do të blihen nga qytetarët. Ndërsa jashtë banesave do të ketë 4 kosha nga eco Tirana.”, tha Mazniku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: