Mbrojtësi anësor, Noussair Mazraoui u transferua nga Bayern Munchen te Manchester United gjatë merkatos. Mazraoui, po përshtatet shpejt me skuadrën e re, teksa deri tani ka bërë paraqitje të mira. Ai, në një intervistë të dhënë së fundmi, tregoi edhe një nga motivet se përse firmosi me “Djajtë e kuq”.

“Kur të vini këtu si lojtar i ri, duhet të kuptoni se pritshmëritë janë të mëdha. Kur mbërrita, kisha marrë pjesë në dy seanca stërvitore, 80% e lojtarëve në skuadër nuk kishin luajtur ende me mua. Trajneri Ten Hag është një arsye se përse unë jam këtu” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb