TIRANE- Ministria e Brendshme ka publikuar sot buletinin e muajit tetor mbi aktivitetin e strukturave në varësi të këtij institucioni, mbi ngjarje kriminale të ndodhura dhe rezultatet e arritura. Nga informacionet e Ministrisë së Brendshme rezulton se në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2013 janë regjistruar 66.7% më pak vrasje.

 

Gjithashtu ka 11% më pak të vrarë nga aksidentet si dhe 71.4% më pak vjedhje me armë. Të gjitha këto të dhëna, flasin për një ulje të kriminalitetit dhe të aksidenteve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërkohë vihet re një rritje relativisht e lartë e personave të proceduar për pastrim parash apo edhe për korrupsion. Nga të dhënat figuron besimi i qytetarëve në Policinë e Shtetit dhe ndërgjegjësimi është rritur në krahasim me muajin tetor të vitit 2013, pasi ka rritje të telefonatave të kryera në numrin 129.

 

Më poshtë disa prej të dhënave të buletinit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për muajin tetor 2014:

 

11% më pak të vrarë nga aksidentet

71.4% më pak vjedhje me armë

36.1% më pak vjedhje të subjekteve të biznesit

61.5% më pak shkatërrim prone me eksploziv

206 persona në kërkim të kapur

79 persona të kapur me armë pa leje

10.6% më shumë persona të proceduar për krime ekonomike

233% më shumë të proceduar për pastrim parash

177.2% më shumë persona të proceduar për korrupsion

19 kallëzime penale për 13 punonjës policie

35874 kontrolle mjedisesh e mjetesh të kryera

17092 telefonata nga publiku në numrin 129

5.933 konflikte të trajtuara nga policia

Kanë hyrë në kufi: 305.321 shtetas shqiptarë dhe 228.667 të huaj

Kanë dalë në kufi: 323.996 shtetas shqiptarë dhe 252.549 të huaj

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: