Zyrtarët afganë të zgjedhjeve thonë se vetëm rreth 20% e më shumë se nëntë milion votuesve të me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjet presidenciale. Atta Noori, një analist politik, i tha agjencisë franceze të lajmeve (AFP) se pjesëmarrja ishte e ulët për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe “fushatës së dobët të kandidatëve”.

Talibanët i kishin paralajmëruar votuesit të qëndrojnë në shtëpi ose do të rrezikonin të dëmtoheshin. Autoritet thanë se kryengritësit kryen disa sulme, por u bllokuan të bënin ndonjë dhunë të madhe.

Dhjetëra mijëra forca afgane të sigurisë u vendosën në të gjithë vendin për të mbrojtur votuesit dhe më shumë se 4,000 qendra votimi. Rezultatet e zgjedhjeve priten në 19 tetor. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr më shumë se gjysmën e votave, një raund i dytë do të mbahet në nëntor midis dy kandidatëve kryesorë. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb