Është zhvilluar sot Konferenca e Kryetarëve, e cila nisi që në orën 09:30 minuta.
Gazetari Ergys Gjencaj tha për News 24 se në mbledhje janë miratuar dy dokumente të rëndësishme dhe se pjesë e mbledhjes kanë qenë vetëm anëtarë të maxhorancës. Gazetari dha detaje edhe nga vizita e nesërme e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ergys Gjencaj: Në 9:30 u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Janë miratuar dy dokumente të rëndësishme, është miratuar pojekt-programi i punimeve parlamentit dhe kalendari i punimeve. Nuk mori pjesë Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, pasi Etika i përjashtoi për kaos në parlament. Në Konferencë morën pjesë vetëm anëtarë të maxhorancës. Opozitarët nesër do tentojnë bllokimin e deputetëve të maxhorancës, që ata të mos hyjnë në parlament. Nesër në Tiranë pritet të vijë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, do ketë një takim të tij me Ramën dhe do ketë një komunikim të tyre me mediet. Erdogan do takohet me Begajn. Pas një pauze të shkurtër, presidenti turk do marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. Pjesë e ceremonisë do jetë myftiu i Tiranës Gazment Teqja dhe jo kreu i KMSH.