Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do takohet sonte me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Takimi po mbahet në Luskenburg, ndërsa kryediplomatja e BE në një postim në rrjetin social X, shkruan se BE-në me Ballkanin Perëndimor nuk e ndajnë vetëm gjeografinë, por edhe përgjegjësinë.

“Ne ndajmë më shumë se gjeografinë me Ballkanin Perëndimor – ne ndajmë përgjegjësi. Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit.

Sonte do të takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb