TIRANE
Pas edicionit të parë, që solli eksperiencën e valsit, muzikës dhe performancave artistike, më 12 prill organizohet edicioni i dytë i Ballos Vjeneze në Tiranë.
Më pak se 10 ditë përpara natës kur do të realizohet ky event në Pallatin e Kongreseve, çifti i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, mbajtën klasë të hapur valsi në sheshin Skënderbej.
Qindra qytetarë të rastësishëm, por edhe kuriozë, u bënë pjesë e magjisë së krijuar në shesh, pse jo edhe për të mësuar disa hapa më shumë për të zotëruar skenën në mbrëmjen e Ballos Vjeneze.
Rafaela Rica, organizatore e këtij eventi, zbulon programin e 12 prillit, por edhe kauzën e këtij edicioni të dytë të Ballos Vjeneze në
Tiranë.
Më shumë se 400 ballo organizohen çdo vit në Vjenë. Ndërsa Shqipëria, e mirëpret këtë event për të dytën herë, për ta shndërruar në një traditë, si edhe për të manifestuar miqësinë Shqiptaro-Austriake.