Po mbahet në Tiranë konferenca e 41-të, Ndërkombëtare e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, forumi më i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe koordinimit të Autoriteteve botërore mbikëqyrëse të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në këtë takim marrin pjesë më shumë se 700 delegatëve nga të gjithë kontinentet. Kjo konferencë e përvitshme u mundëson ekspertëve dhe profesionistëve të mbrojtjes së të dhënave personale, jo vetëm të shkëmbejnë ekspertizën dhe eksperiencën e tyre, por edhe të informohen në lidhje me aktualitetin në këtë fushë. Konferenca Ndërkombëtare i zhvillon punimet e saj në dy pjesë, në 21-22 tetor 2019 mbahet Sesioni i Mbyllur, ndërsa Sesioni i Hapur i zhvillon punimet më 23-24 tetor.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmër, komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi u shpreh se jetojmë në një botë ku na thuhet se të dhënat zgjidhja e cdo problemi, c’ka do të thotë se cdo aspket i jetës, apo marrëdhënieve tona përbën një mundësi për tregun e të dhënave.

“Ndodhemi në vitin kur mbrojtja e të dhënave sapo ka arritur maturinë, në të njëtën kohë u bënëë 30 vjet që kur muret në Europë filluan të bien dhe ky moment shënoi fillimin e një konvergjence të jashtëzakonshme drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Nëse kthehemi pas në vitin 1989 vetëm 20 shtete shtete kishin ligje për privatësinë, tani në 2019 janë 136 të tilla. Rezultati sa më sipër, rritja e vazhdueshme e komunitetit tonë, kjo sot është më shumë se e nevojshme, pasi gjithçka tashmë është digjitale.

Jetojmë në një botë ku na thuhet se të dhënat zgjidhja e cdo problemi, c’ka do të thotë se cdo aspket i jetës, apo marrëdhënieve tona përbën një mundësi për tregun e të dhënave. Por një gjë është e do të mbetet e qartë, ajo që cdo kush nga ne do të vazhdojë të kujdese për jetën private e familjare. Cdo kush nga ne ka nevojë për dikë, që ta mbrojë nga aktorët e fuqishëm të këtij sistemi, dhe ky është roli ynë si komisionerë. Mund të mendohet se jemi në moment pasigurie, sa i përket zhvillimeve gjeopolitike, në një kohë krize për planetin tonë, ku njerëzit janë të lidhur me njëri tjetrin si kurrë më parë, këto lidhje kryhen me ndërmjetësimin e palëve të treta, këto palë të treta mund të jenë shumë të fuqishme në fakt. Ata kontrollojnë pjesën më të madhe të të dhënave të Globit, këto lidhje dhe të personale përbëjnë interes për qeveritë, sidomos ato qeveri të cilat duan të kontrollojnë njerëzit e tyre. Ndaj ne si autoriteti i mbrojtjes së të dhënave duhet të sigurohemi që pushteti të ushtrohet me përgjegjësi e përgjegjshmëri.

Ka shumë tërheqje magjëpsëse drejt inteligjencës artificiale. Vitin e kaluar është publikuar një libër i njohur nga Kajs Sili, shkencëtar i shkencave kompjuterike dhe njëherazi sipërmarrës. Titulli i librit ishte: “Superfuqitë e Inteligjencës Artificiale” në një sekuencë autori thotë se ne po lëvizim nga epoka e ekspertizës drejt epokës së të dhënave, nëse kjo është e vërtetë, detyra jonë bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme. Lufta duhet bërë për të kapur majat dhe jo për fundin e mjaftueshëm. Konferenca e fundit në Bruksel, është një akt i vështirë për tu ndjekur, vendosi disa standarde lidhur me konferencat e privatësisë me objekt gjithëpërfshirës. Ne do të vërejmë në vitet në vijim një konvergjencë të mëtejshme mes privatësisë dhe përpjekjeve për të larguar krizën klimaterike. Kjo është një luftë ndër brezave.Ky është një moment unik, për reflektim të sinqertë mbi problematikat më të mëdha me të cilat ne si shoqëri të përballemi. Duke reflektuar si të edukojmë publikun të ketë më shumë kontroll mbi jetët e tyre digjitale. Për konferencën tonë zgjodhëm simbolin në det të një anije të hapur liburne ilire.” u shpreh Dervishi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb