BRUKSEL- Fillon sot në Bruksel raundi i ri i bisedave të Beogradit e Prishtinës që do të vazhdojë deri më 18 qershor.

Sipas B92 në këtë raund do të bisedohet për telekomunikacionin, energjetikën, formimin e Asociacionit serb të komunave dhe për të gjitha çështjet tjera të hapura transmeton “Koha.net”.

Delegacionin e Beogradit e udhëheq Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ndërsa nga Kosova pritet të jetë ministrja për dialog Edita Tahiri.

Këtë javë ekspertët do ta kenë shansin e fundit që të finalizojnë marrëveshjet për telekomunikacion, energjetikë, bisedimet për Asociacionin serb të komunave, në mënyrë që më 23 qershor, në nivelin kryeministror Aleksandar Vuçiç dhe Isa Mustafa me nënshkrimet e veta të vulosin bisedimet përfundimtare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb