ELBASAN- Një 44-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga, pasi ka mbajtur peng dy persona për rreth 4 orë. Ali Bardhi akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë, pasi dyshohet të ketë mbajtur peng shtetasit A.Ç, 21 vjeç, dhe shtetasin E.H, 16 vjeç, të dy banues në fshatin Godolesh Elbasan, me pretendimin se pasi janë futur në ullishten në pronësi të tij, ia kanë dëmtuar.

Më pas dy shtetasit A.Ç dhe E.H, janë lënë të lirë nga shtetasi Ali Bardhi, pasi është paguar me një sasi prej 5000 lekë (të reja) nga familjarët e dy shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Heqja e Paligjshme e lirisë” dhe “Vetëgjyqësia”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: