Këtë të shtunë, në Medicus nga Daljana Sejdia në News24, u trajtuan problemet kardiovaskulare.

I ftuar në emision, dr.Sejdin Meço, kardiolog shpjegoi si e dëmton kolesteroli i lartë zemrën, duke u përqendruar dhe në pasojat që ai lë, nëse lihet i patrajtuar.

Në pjesën e dyte, dr.Meço, u ndal tek hipertensioni, një nga problemet më të zakonshme shëndetësore në shoqëri.

Bashkëpunimi mes pacientit dhe mjekut është shumë i rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e hipertensionit. Në rast të hipertensionit, është e rëndësishme që pacientit t’i jepet informacion i qartë dhe i plotë, u shpreh mjeku.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: