MAQEDONI E VERIUT

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë në pranga dy shqiptarë në zonën e Ohrit. Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit janë 43-vjeçari M.V dhe T.M 36 vjeç.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar 27 kilogram marijuanë, sasi të cilën dy shqiptarët e mbanin të fshehur në makinën me të cilën po lëviznin. Ata janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: