Një 39-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Fierit këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve nga Policia në subjektin e tij në servis celularësh, u gjetën dhe u sekuestruan 17 celularë të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestoi shtetasin S. F., 39 vjeç, banues në Fier, pasi në subjektin e tij (servis celularësh), u gjetën dhe u sekuestruan 17 celularë të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar.