Izraeli kishte mundësinë të eliminonte liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, por vendosi të mos e çojë deri në fund operacionin për shkak të frikës se mos dëmtonte pengjet e mbajtura nga grupi terrorist, thuhet në një raport të publikuar së fundmi.
Izraeli mori një informacion që ofronte një mundësi unike për të vrarë Sinwar, por u vendos që një operacion i tillë ishte shumë i rrezikshëm, pasi pengjet mbaheshin në të njëjtën zonë me liderin e grupit terrorist.
Sinwar, i cili mori rolin nga ish-lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, pas vrasjes së Haniyeh në Teheran, dyshohet se është fshehur në tunele nën Gaza.
Sipas një raportimi nga N12, Sinwar e kishte rrethuar veten me pengjet, duke i përdorur ata si mburoja që Izraeli të mos e dëmtonte.
Sipas një raporti të së shtunës nga kanali televiziv shtetëror saudit Al Arabiya, Yahya Sinwar u zhvendos në Rripin e Gazës pasi mësoi për sulmin ajror izraelit që vrau Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Ky raport erdhi pavarësisht debateve gjatë javës së kaluar në lidhje me vdekjen e mundshme të Sinwar. IDF deklaroi të dielën e kaluar se nuk mund të konfirmonte dhe as mohonte raportet për vdekjen e mundshme të Sinwar.
Ndërkohë, Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) e kundërshtoi këtë teori, duke besuar se Sinwar është ende gjallë.
Më herët të dielën, zëdhënësi i IDF publikoi një foto nga një takim për vlerësimin e situatës pas sulmit ndaj Huthëve të Jemenit. Fotoja përshkruante një diagram të udhëheqjes së Hamasit, me një pikëpyetje mbi emrin e Sinwar, që tregonte se IDF ishte e pasigurt për vendndodhjen ose statusin e tij.
איקס על נסראללה, סינוואר עם סימן שאלה: רשימת בכירי חמאס וחזבאללה מהערכת המצב המטכ"לית בתמונה שהופצה היום על ידי צה"ל@Doron_Kadosh pic.twitter.com/lZ0MR71EOt
— גלצ (@GLZRadio) September 29, 2024