Një i ri nga Dhërmiu ka përfunduar në pranga pasi është kapur me një sasi droge.


Sipas policisë, i arrestuari është  Klevis Bejko, 29 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit pas kontrolleve iu gjet dhe iu sekuestruan 19 tableta, të gjitha të mbushura me drogë që përdoreshin në fushën e ekstazisë.


“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve ka bërë ndalimin e shtetasit:Klevis Bejko, 29 vjeç, banues në Dhërmi, Vlorë.Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin nr.305, datë 21.11.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Më datë 05.08.2018, në Dhërmi nga kontrolli personal që shërbimet i kanë ushtruar këtij shtetasi, i kanë konstatuar 19 tableta të panjohura në atë kohë por pas kryerjes së aktit të ekpertimit kanë rezultuar se janë lëndë narkotike – droga të forta në fushën e familjes së ekstazisë”, njofton policia.


(n.m/BalkanWeb)