LUSHNJE

Policia ka arrestuar sot një 21-vjeçar nga Lushnja. Pas një kontrolli rutinë atij iu gjet një thikë, ndërsa kjo shtoi më tej dyshimet e efektivëve blu, të cilët vijuan kontrollet edhe në banesë teksa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa fishekë pistolete.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin:

Xh.R, 21 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, ju gjetë dhe sekuestrua një armë e ftohtë(thikë). Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë ju gjetën edhe fishekë pistolete. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, berja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, njoftoi policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb