Nuk ka asnjë dyshim që Kylian Mbappe dhe Neymar do të jenë protagonistët e merkatos së verës. Madje që tani, dy sulmuesit e Paris SG kanë ndezur tregun e transferimeve, ndërsa kanë pushtuar faqet e para të mediave europiane, mbi të gjitha ato spanjolle. Në Madrid më shumë se kudo, jetohet me shpresën se pas një sezoni krejtësisht të dështuar, klubi “los blancos” të sjellë në “ Santiago Bernabeu” një mes Mbappe ose Neymar, ndoshta pse jo që të dy sulmuesit. Një ide e çmendur, por që e përditëshmja “AS” e mbështet te deklaratat e fundit të trajnerit të Paris SG, Thomas Tuchel.

C 29 Fotogallery 1025583 Imagegallery Imagegalleryitem 50 Image
C 29 Fotogallery 1025583 Imagegallery Imagegalleryitem 50 Image

Tekniku gjerman rinovoi kontratën dhe në ditën e tij të suksesit personal forcoi më tej dyshimet për të ardhmen e dy yjeve të skuadrës pariziene. “Nuk mund të premtoj se të gjithë lojtarët e mi do të qëndrojnë”, u shpreh Tuchel përpara mediave, që përkthyen deklaratat e tij si sinjale të rëndësishme për zërat e merkatos që kanë nisur të qarkullojnë prej kohësh dhe flasin për mundësinë e transferimit të Mbappe dhe Neymar te Reali Madridit.

5ceaf9863d5ca
5ceaf9863d5ca

Vetë klubi “merengues” as që e ka marrë mundimin të përgënjeshtrojë këto lajme, duke I dhënë më shumë doza optimizmit të tifozëve madrilenë për një goditje të madhe, ndoshta dy të tilla, në merkaton e verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb