Kylian Mbappe u detyrua të lërë fushën me barrelë të dielën në sfidën kundër Lyaon pas përplasjes që pati me portierin kundërshtar.

Talneti 19-vjeçar mbeti i shtrirë në fushë dhe shokët e skuadrës bënë me shenjë për ndërprerjen e lojës. Mjekët hynë në fushë dhe u bë e qartë se ai jo vetëm nuk do të vazhdonte lojën, por do të nxirrej me barelë.
357355_TS_23-01-18_4830067401_
Mediat në Spanjë, ekzaktësisht “ESPN” spanjoll, raporton se futbollisti që i kushtoi Paris SG 180 mln euro ka dëmtuar kurrizin gjatë përplasjes dhe do t’i duhet të qëndrojë dy muaj larg fushave, si rrjedhojë të humbasë përballejn me Real Madrid në “Chmapions League”.

Por mesa duket ka një konflikt raportesh për sa i përket dëmtimit të tij pasi nga Franca pretendojnë se nuk asgjë për t’u shqetësuar.

19-vjeçari gjithashtu shprehet se është mirë nëpërmjet Tëitter-it megjithëse do të bëjë teste të tjera të hënën.

Por nëse raportet janë të vërteta, do të ishte një goditje e rëndë për PSG, pasi do të thoshte se Mbappe do të mungonte në dy sfidat e rëndësishme ndaj Real Madrid.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb