Paris Saint-Germaini e ka shënuar fitoren e nëntë  radhazi në ligën franceze, pasi  mposhti Lyonin me rezultat e thellë 5-0.  Goli i parë të takimit e  shënoi Neymar në minutën e nëntë nga pika e bardhë e penalltisë .

Pjesa e dytë ishte e dedikuar për Kylian Mbappen që shënoi plot katër gola. Francezi ka shënuar katër gola brenda 13 minutave, (61’, 66’, 69’, 74’). Pas kësaj fitore PSG vazhdon në vendin e parë me 27 pikë, kurse Lyoni në pozitën e gjashtë me 14 pikë. PSG-ja në ndeshjen e ardhshme luan  ndaj Amiens, ndërsa Lyoni e pret në shtëpi Nimes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb