Qëndrimi i yllit francez Kylian Mbappe është vënë sërish në pikpyetje. Fituesi i Kupës së Botës dhe lojtari më i mirë i  sezoni në Ligue 1 ka bërë një deklaratë interesante rreth të ardhmes së tij.


Emri i francezit ka kohë po lidhet me një kalim te Real Madridi, por PSG insiston se nuk do ta lejojë largimin e tij, ndërsa vlera në treg besohet të jetë rreth 250 milionë euro.


“E ndjej se është koha që të kem më shumë përgjegjësi. Ndoshta këtu në Paris, do të isha i lumtur, por ndoshta edhe diku tjetër”, ka thënë sulmuesi francez kur është pyetur rreth të ardhmes së tij.


“Aktualisht jam në kulmin e karrierës time. Dua të provoj gjëra të reja dhe që mbaj përgjegjësi vetëm unë. Çfarëdo që ndodh, faleminderit nga të gjithë”, ka shtuar më tej Mbappe.