Kylian Mbappe nuk komentohet vetëm për atë që bën në fushën e blertë, por ai ka bërë bujë gjithmonë sa i takon zgjedhjeve të tij në jetën sentimentale, të cilat janë komentuar shpesh herë nga mediat rozë. Por duket se këtë herë “ylli” i kombëtres franceze është me të vërtetë në telashe

Mbappé është nën hetim për një rast përdhunimi që dyshohet se ka ndodhur gjatë vizitës së tij në Suedi.

Sipas gazetës suedeze, “Aftonbladet”, Mbappe është identifikuar si autori kryesor i përdhunimit dhe dyshimet janë në një nivel të arsyeshëm.

Incidenti i raportuar ka ndodhur të enjten, dhe hoteli ku qëndroi Mbappé në Stokholm është identifikuar si vendi i krimit. Policia suedeze ka filluar hetimet dhe ka marrë dokumentet lidhur me rastin. Hetimet nisën pasi ditën e djeshme, një grua u paraqit në policinë suedeze për të raportuar ngjarjen dhe kërkuar ndihmë në spital.

Mediat suedeze raportojnë se policia në kërkim të provave ka sekuestruar rroba, një palë të brendshme, pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë në hotelin ku qëndroi ylli francez.

Ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesit e Mbappé e kanë quajtur këtë informacion “thashethem shpifës” dhe kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa ligjore për të mbrojtur imazhin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: