Francë-Portugali është sfida e dyë çerekfinale, e cila do të zhvillohet ditën e premte në Hamburg. Kjo mund të cilësohet sfida e dytë më e fortë për nga rëndësia, pas finales së parakohshme që do të luhet mes Spanjës dhe Gjermanisë. Në vigjilje të sfidës, foli edhe “ylli” francez, Kylian Mbappe, i cili nuk kurseu komplimentat për Ronaldon: Cristiano është unik, askush nuk mund t’i përngjasojë, unë do të ndjek rrugën time. Për mua është një nder të kem përballë një futbollist si ai.

Por kujdes pasi Portugalia nuk ka vetëm Ronaldon, por shumë lojtarë të tjerë kualitativë. Dëshira jonë është të shkojmë në gjysmëfinale, jemi stërvitur shumë mirë, ndaj mendoj se jemi gati për këtë sfidë, përfundoi Mbappe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: