Franca po bëhet gati për sfidën e parë të Nations League, atë ndaj Italisë, e vlefshme për Ligën A. Sfida që do të luhet në Paris, do të rikthejë Kylian Mbappe në “Park des Princes”, aty ku ka qenë edhe shtëpia e tij për 7 vite, para se të zgjidhte Real Madrid këtë verë për vijim e karrierës.

Por jo vetëm Mbappe, ndaj Italisë pritet që tekniku Deschamps të aktivizojë nga minuta e parë 21 vjeçarin Bradley Barcola, i cili është pikërish futbollisti që po zëvndëson tek Psg Mbappenë më së miri këtë sezon. Tifozët parizienë duket se e kanë harruar shpejt Mbappe-në dhe arsyeja është starti i mrekullueshëm i sezonit nga ana e Barcola, i cili në 3 ndeshjet e para në kampionat ka arritur të shënojë 4 gola, aq sa kishte realizuar përgjatë gjithë sezonit të shkuar.

Bashkë me Mbappe dhe Barcola, tekniku i “Gjelave” pritet të aktivizojë edhe Dembele. Ndërkohë që në stol i gatshëm për t’u hedhur në fushë, nëse do të kërkohet shërbimi i tij, do të jetë sulmuesi I Interit Thuram, I cili që pas tërheqjes nga kombëtarja e “gjelave” nga ana e ish sulmuesit të Milanit Giroud, është kthyer në një nga sulmuesit që pritet të marrë më shumë peshë në reaprtin ofensiv. Në këtë repart Deschamps ka fatin të ketë shumë alternativa, të tilla si Koli Muani apo ehde futbollistin më të ri të Bayernit të Mynihut, Michael Olise.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: