Në Madrid, prej shumë vitesh, “barrën” e fazës ofensive e mbajti një numër 9 si Karim Benzema. Perez zgjodhi një tjetër francez për t’i ngarkuar këtë detyrë, Kylian Mbappe, por ish “bomberi” i PSG nuk është ngritur ende në lartësinë e emrit që përfaqëson. Nga Arabia e largët për t’i dhënë disa këshilla Mbappes, por në përgjithësi Realit ka menduar ish sulmuesi i tyre i famshëm, Karim Benzema:

“Për mua problemi është se Mbappe nuk është një numër 9, nuk është qendërsulmues, por në krahun e majtë, aty ku ai luan, është një tjetër lojtar që i ngjan shumë, që është në të njëjtin nivel, Vinicius. Unë mendoj se Vinicius nuk mund të luajë në qendër, as në krahun e djathtë, në çdo ndeshje ai bën diferencën në krahun e majtë. Ancelotti e di shumë mirë situatën, të shohim se çfarë do të bëjë. Gjithsesi, unë mendoj se Vinicius nuk do ta ndryshojë pozicionin, për momentin është ai është më i miri në botë në atë pozicion, ndërsa Mbappe duhet të kuptojë se tashmë ai është një 9, duhet ta harrojë krahun e majtë”.

Në intervistën e tij për El Chiringuito, Benzema shtoi se Mbappe është nën presion pasi nëse nuk shënon gol për 2-3 ndeshje masakrohet nga mediat dhe opinioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb