Real Madrid do të zbulojë Kylian Mbappe si yllin e tyre të ri të hënën, sipas një raporti të ri.

Ikona franceze u ka thënë lamtumirë ish-kolegëve të tij në PSG dhe është përfolur shumë se ai do t’i bashkohej gjigantëve spanjollë si lojtar i lirë këtë verë.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t përballet me Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve në stadiumin Wembley të Londrës të shtunën mbrëma – por pasi kjo të përfundojë, mendohet se marrëveshja me Mbappe do të konfirmohet shpejt.

L’equipe raporton se Mbappe do të prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit të hënën më 3 qershor, më pak se 48 orë pas finales në Wembley, por para fillimit të angazhimeve të tij ndërkombëtare me Francën gjatë Euro 2024.

Gjatë një seance stërvitore me kombëtaren të enjten, Mbappe u takua me tifozët dhe madje firmosi fanellën e një tifozi me fat të Real Madridit – një shenjë e sigurt se kjo marrëveshje do të finalizohet së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb