Kylian Mbappe ka qenë dhe mbetet një nga dëshirat më të mëdha të presidentit Florentino Perez. Ylli i PSG duket i destinuar të vesh fanellën e bardhë por jo këtë sezon. Reali ka investuar miliona duke afruar në Madrid lojtarë si Hazard, Jovic, Mendy etj, një fushatë e cila nuk pritet të përfundoj këtu por goditja e radhës nuk do të jetë Mbappe, ashtu si tifozët dëshirojnë.


Mbappe
Mbappe

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, transferimi i sulmuesit francez do të ndodh sezonin e ardhshëm, më 2020. Të dy klubet me sa duket kanë rënë në kompromis në këtë pjesë pasi as Reali nuk e ka me nxitim. Sheiku Al-Khelaifi vijon të insistoj në idenë e tij, Mbappe nuk largohet nga Parisi këtë verë, kjo për një arsye logjike, me Neymar që ka bërë gati valixhet, largimi i Mbappe do të ishte i tepërt.


Al Khelaifi Mbappe
Al Khelaifi Mbappe

Përballë presionit të Fair Play financiar por dhe përballë presionit të vazhdueshëm të Realit, Perez dhe Al-Khelaifi kanë gjetur një kompromis, Mbappe mund të transferohet te Reali por vetëm verën e ardhshme.
(BalkanWeb)


Etiketa: