Kylian Mbappe ka arritur të shkruaj emrin me shkronja të arta në historinë e kampionatit francez, Ligue 1, pas thyerjes së rekordit të fundit nga ai.

PSG arriti të fitojë sot (e shtunë) ndaj Nimesit me rezultatin e  pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Ligue 1.

Në këtë ndeshje, sikurse në shumicën prej tyre, arriti të lë shenjë talenti i madh francez Mbappe.

Me dy golat e shënuar gjatë kësaj ndehshjeje, Mbappe e shkroi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Ligue 1 duke u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën e 50 golave.

Në fakt francezi me dy gola arriti në shifrën e 51 golave në vetëm 20 vjet dhe nga 88 ndeshje të zhvilluara.

Deri te ky rekord i madh Mbappe erdhi pasi shënoi 16 gola në 41 paraqitje me Monacon dhe 35 gola në 47  paraqitje me PSG-në.

20-vjeçari ka thyer edhe më parë  rekorde pasi ende pa mbushur 19 vjet ka arritur të bëhet lojtari më i ri që arrin 10 gola në Ligën e Kampionëve dhe shifrën e 20 golave në Ligue 1 në vetëm 49 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb