SHBA

Jennifer Lopez dhe Affleck po shkojnë drejt një divorci të sigurt. Miqtë kanë pohuar për DailyMail se aktori 51-vjeç dhe këngëtarja 55 vjeçe, po divorcohen pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi në javët e fundit.

Dokumentet e divorcit të çiftit “janë përfunduar, por ende nuk janë dorëzuar”, kanë pohuar disa burime. Lajmi vjen pas blerjes nga Afflecku të një rezidence të re për 20.5 milionë dollarë (18.9 milionë euro) në Pacific Palisades më 24 korrik, ditën kur Lopez mbushi 55 vjeçe.

Miqtë e Lopez kanë pohuar se blerja e papritur e rezidencës nga Affleck në ditëlindjen e saj ka qenë një “goditje në zemër”.

Blerja e tij erdhi disa ditë pasi çifti nxori në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 68 milionë dollarë (62.8 milionë euro).
24 korriku shënoi gjithashtu ditën kur Lopez finalizoi shitjen e ‘penthouse’-it të saj me katër dhoma gjumi në New York City për 23 milionë dollarë (21.2 milionë euro), sipas People.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Dokumentet e divorcit u përfunduan me të para një muaji, por ata po presin kohën e duhur për t’i dorëzuar”, pohon një burim i afërt me çiftin.

“Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën”.

“Sinqerisht, në fund nuk arritën të gjenin një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë”, tha një burim tjetër.

Çifti u pa për herë të fundit së bashku më 30 mars. Ata kanë kaluar verën të ndarë; Jennifer kryesisht në bregun lindor, ndërsa Ben mbetet në shtëpi në Los Angeles.

Ata madje kaluan përvjetorin e tyre të dytë të martesës më 16 korrik në qytete të ndryshme. Raportimet për problemet martesore të Affleck dhe Lopez filluan të qarkullojnë në maj, kur burime të afërta me çiftin raportuan se Ben kishte kaluar në një shtëpi me qira për 100,000 dollarë (92,300 euro) dhe çifti kishte ndërmend të shiste “shtëpinë e ëndrrave” të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb