Ka mbaruar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton se është marrë vendimi që Eduard Shalësi të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon.

Në fokus të mbledhjes së sotme ishin zgjedhjet e 11 majit dhe vota e diasporës.

Vota e diasporës ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit.

Kujtojmë se më 11 janar nis regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb