Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy” ka kërkuar një mandat të fortë për Partinë Socialiste më 11 maj. Ai u shpreh se fitorja nuk vihet në diskutim por se një mandat i fortë duhet që askush të mos dalë në rrugën e Shqipërisë në BE.

 

Rama u ndal edhe tek momenti kur Shqipëria do të jetë pjesë e Unionit duke thënë se pavarësisht përpjekjeve për integrimin, mund të mos jetë ai personai që do të ulet në tryezën ku shkruhet “Albania”.

Kjo pasi mandati qeverisës mbaron në 2029, megjithatë u shpreh i bindur se përfaqësues i Shqipërisë, pra kryeministri i ri, do të jetë sërish nga PS.

“Nëse nuk jam unë në 2029, mbaron mandati në 20129 por atëherë kemi kryer punë ne. Mbase nuk ulem unë në atë që shkruhet “Albania”, kjo nuk ka pikë rëndësie, rëndësi është që Albania do të vihet atje. Do ta marr për dore këdo qoftë dhe do t’i them ulu tani, mund të jetë socialist, ose socialiste por do t’i them vijoni ju gjenerata e TikTok-ut drejtoni Shqipërinë se do ta vëmë në vijë edhe TikTok-un”, tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb