DURRËS-Kanë mbërritur pas 36 orësh në portin e Durrësit 570 pasagjerët e tragetit të linjës Ancona-Durrës, i cili pësoi defekt mbrëmjen e së shtunës. 570 pasagjerët e tragetit kanë prekur tokën shqiptare me një traget të linjës Bari-Durrës, vetëm mëngjesin e sotëm, ndërkohë që trageti i linjes Ancona-Durers duhet të kishte mbërritur ditën e djeshme. Ardhja e emigrantëve për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri ka krijuar fluks në portin e Durrësit ku aktualisht kanë zbritur 2080 pasagjerë.

Mësohet gjithashtu se trageti ka pësuar sërish defekt dhe është rikthyer në Ankona. Në traget janë bllokuar edhe 80 kamionë me mallra konsumi. Bizneset ankohen se po iu prishen mallrat, ndërsa shoferët e kamionëve bëjnë me dije se ndodhen në traget që prej së shtunës.

Njëri prej shoferëve në një prononcim për News 24 tha se: “Dje mbasi kemi ardhur në Ankona, një orë mbasi jemi ankoruar, erdhi policia, dhe që në momentin që kanë hyrë, na kanë presionuar që ne të ulshim kokat e të bënim cdo gjë që thoshin këto. Mbasi ne u revoltuam, ata dolën… Dje filluan të shisnin edhe ujin me lekë, se temperaturat 40 gradë. Ketu kushtet shumë keq, mund të hapet edhe ndonjë epidemi. Mallrat që ndodhen në kamionë, flitet me miliarda euro, mallra konsumi, industrialë, konfeksionesh… I bëj thirrje autoriteteve shqiptare…jemi të barabartë me të gjithë, kemi tre ditë dhe s’vjen kush të na pyesi a jeni gjallë apo jo”.

PROBLEMI I TRAGETIT ANCONA- DURRËS
Një traget i linjës Ancona-Durrës me 570 pasagjerë në bord u bllokua në port për shkak të një defekti teknik. Pasagjerët telefonuan në Neës24 mëngjesin e djeshëm dhe treguan se kishin mbetur të bllokuar që prej orës 19:00 të ditës së shtunë. Trageti është kthyer në port vetëm një orë pas nisjes. Nga Kapiteneria e Durrësit u sqarua se pasagjerëve ju dhanë dy alternativa, e para kompensimi i plotë i biletës dhe transport publik deri në bari për tu nisur më pas nga ky port drejt Shqipërisë ose të prisnin në Ancona ku ju sigurohej ushqim deri në nisjen e tragetit.

(a.n/ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: