Ka mbërritur mbrëmjen e sotme avioni me 95 pasagjerë 2 prej tyre foshnje direkt nga Kabuli. Ky është grupi i dytë me afganë që vijnë në Shqipëri, pas atij të parit prej 121 personash që mbërriten mëngjesin e së premtes.
Refugjatët afganë u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja për evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim.
Fillimisht qytetarët afganë do t’i nënshtrohen kontrolleve mjeksore, ku më pas pritet të strehohen përkohësisht në konviktet e Qytetit Studenti.
Pas mesnate, pritet të vijë edhe një grup tjetër me refugjatë nga Afganistani.
(BalkanWeb)